Puna e shkëlqyer e Blerinës, një vajze të re nga Prishtina, e cila për pasion ka përgatitjen e ëmbëlsirave të cilat i gatuan me shumë dashuri, ka arritur që për një kohë të shkurtër të bëhet shumë e kërkuar përmes faqes së saj në Instagram @bellas_sweetss.
Përgatitja e një ëmbëlsire të shijshme, me siguri që kërkon pasion e delikatesë në kombinimin e përbërësve të qëlluar, që në fund të dalë i përsosur rezultati final. Këtë proces në mënyrë të përkryer arrin që ta realizojë Blerina, e cila përgatitë ëmbëlsirat më të shijshme shtëpiake (homemade) në kryeqytet.
Pasioni i saj për kuzhinën ka nisur qysh në moshën 14 vjeçare, kur ajo ka filluar të eksperimentojë për herë të parë me përgatitjen e ushqimeve, që më vonë është kthyer në një rezultat të suksesshëm për të.
Tashmë Blerina, përmes profilit zyrtar në Instagram ‘Bella’s Sweets’, pranon porosi të panumërta nga klientë të kënaqur me punën e saj, të cilët i preferojnë ëmbëlsirat e përgatitura nga ajo, për tryezat dhe festat e tyre.
Pasioni i Blerinës për ëmbëlsirat shkon edhe më tej, duke u munduar gjithnjë që për kërkesat e klientit të servojë çdo herë një ëmbëlsirë të veçantë në dekor e sidomos në shije, çfarë e bënë shumë unike në punën e saj prej kuzhiniereje me ëmbëlsirat që të japin ndjesinë e një arome të ëmbël shtëpie.
A ka dhuratë më të mirë se sa një ëmbëlsirë e personalizuar sipas kërkesave tuaja? Këtë kënaqësi mund ta provoni duke porositur vetëm përmes faqes zyrtare të ‘Bella’s Sweets’ në Instagram, dhe festave tuaja do t’u shtohet shija dhe ëmbëlsia të cilën e meritoni. / Kosovarja/