Që prej konfirmimit të lidhjes, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë çift shumë i komentuar në showbiz.
Së fundi, Arbana ka ndarë me ndjekësit një fotografi, në të cilën shfaq partnerin duke i bërë foto në një ambient të bukur.
Moderatorja ishte në mes të natyrës e veshur me fustan të shkurtër, teksa po merrte poza para aparatit të të dashurit.
“Fotosesion me zemrën time”, është mbishkrimi që Arbana ia ka lënë fotos së realizuar në kohën kur po perëndonte dielli.
Arbana dhe Eduarti presin që së shpejti të bëhen prindër, moderatorja ka pak ditë që konfirmoi shtatzëninë.