Eros Grezda dhe Oriola Marashi tashmë ka pak muaj që kanë bërë publike lidhjen e tyre.
Çifti ka disa ditë që kanë nisur pushimet në Turqi ku nga atje po publikojnë dhe pamje të ndryshme.
E duke qenë se lidhjen e kanë bërë publike, edhe ngacmimet dhe dedikimet në rrjete sociale nuk po mungojnë.Së fundmi futbollisti ka publikuar një fotografi nga pushimet në të cilën ka vendosur këtë përshkrim:
“Vend i mrekullueshëm për t’u relaksuar dhe trajnuar”, ndërsa nuk ka munguar komenti i Oriolës e cila ka vazhduar përshkrimin e Erosit, duke shkruar: “Dhe dashuri”.