Getoar Selimi është reperi kosovar, apo ndryshe MMV siç njihet me nofkën e tij, me kuptim ‘ma i madhi n’vend’.
Për vite me radhë është anëtar dhe themelues i labelit “Tingulli 3nt” që bashkë me shokët e tij sollën këngë hite të dëgjuara edhe sot pavarësisht vjetërsisë së tyre, shkruan “Kosovarja”.
Geti dikur ishte edhe tip avanturist. Femrës që ia vënte syri e bënte për vete.

Por gjithçka ndryshoi, kur u ballafaqua me dashurinë e vërtetë, dashurinë e jetës së tij Marina Vjollca.
Dyshja simpatike lidhjen e tyre arritën ta dërgojnë në altar, duke i thënë po përjetësisht njëri-tjetrit.

Janë prej çifteve që marrin çdo herë vëmendje, me postimet dhe çdo gjë që ndodh rreth tyre.

Së fundmi, kanë sjellë disa video duke na treguar se si e kalojnë kohën në veturë tek sa ndodhen në
trafik.
Kush do i shihte nga jashtë do mendonte se bëhet për një kapje fjalësh serioze mes çiftit, por e vërteta është ndryshe.
Ja shikojeni edhe ju./Kosovarja/
https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/258392165366638/
https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/278460683292990/
https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/740007059872364/
