Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shikoni temperaturën e majës së hundës së partnerit për të kuptuar sa ju do

nga Revista Kosovarja

Dashuria përshkruhet shpesh si një ndjenjë e ngrohtë, e paqartë në stomak. Por sipas psikologëve italianë, ata që kërkojnë romancë duhet të shpresojnë për një hundë të ngrohtë.

Mbi artikull

Disa ekspertë italianë kanë studiuar 44 burra dhe gra të cilët e kanë konsideruar veten shumë të dashuruar. Atyre i është matur temperatura në gjashtë pika të fytyrës së tyre, duke përfshirë edhe pjesën e sipërme dhe majën e hundës dhe rreth gojës.

Kur pjesëmarrësve iu kërkua të mendojnë për partnerin e tyre, maja e hundës u bë më e nxehtë se sa kur u kërkohej të mendonin për dikë tjetër. Temperatura e pjesës së sipërme të hundës gjithashtu u rrit, por më pak se maja.

Disa studime të kryera më parë kanë treguar se maja e hundës bëhet më e ftohtë kur njerëzit ndihen të stresuar ose të frikësuar.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]