fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Shkaqet që po çojnë në aksidentimin e autobusëve

nga Revista Kosovarja
1 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Në dy dekadat e fundit kanë ndodhur disa aksidente të rënda që kanë përfshirë autobusë nga Kosova drejt destinacioneve të largëta.

Më 19 maj, tetë udhëtarë kanë mbetur të plagosur, kur autobusi me targa të Kosovës, me të cilin udhëtonin, është aksidentuar në një autostradë pranë Eugendorfit në Austri.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar kompaninë “Armend Tours”, së cilës i përkiste autobusi, por ajo nuk është përgjigjur.

REL-it nuk i është përgjigjur për informacione shtesë as Ministria e Jashtme e Kosovës.

As një vit më herët, dhjetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar në një tjetër aksident me autobus, që ka ndodhur në Sllavonski Brod të Kroacisë.

“Është brengosëse, sepse, kohëve të fundit, këto aksidente po ndodhin natën ose në orët e hershme të mëngjesit”, thotë Muhamed Krasniqi, drejtor i Kolegjit Tempulli në Prishtinë dhe njohës i çështjeve të komunikacionit.

Në disa raste ka pasur dyshime se shoferët i ka zënë gjumi – çfarë i ka çuar edhe në humbje të kontrollit ndaj automjetit.

Tre shoferë për destinacione të largëta

Sinan Karavidaj është menaxher në një kompani transporti në Kosovë, që ofron udhëtime me autobusë drejt shteteve të ndryshme të Evropës.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se shoferët duhet të jenë mirë të përgatitur – si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë psikik.

Ai thotë se “jo të gjitha kompanitë i përfillin rregullat” e transportit rrugor në destinacione të largëta.

“Për të qenë shofer, duhet të jesh i përgatitur për këtë punë, por sot çdokush po bëhet shofer, pa i plotësuar kriteret. Po ashtu, edhe konkurrenca… Për t’i kursyer 100-200 euro disa kompani – p.sh. për në Gjermani – nuk i marrin tre shoferë”, thotë Karavidaj.

Në kompaninë që menaxhon, ai thotë se nuk ndodh asnjëherë që autobusët të nisen në destinacione të largëta pa tre shoferë.

Orarin e shoferëve në distanca të gjata e rregullon Ligji për transportin rrugor. Sipas këtij ligji, kohëzgjatja e ngasjes ditore nuk duhet ta tejkalojë 9-orëshin. Ajo mund të zgjatet maksimalisht në dhjetë orë, por jo më shumë se dy herë gjatë javës.

“Pas ngasjes për katër orë e gjysmë, ngasësi merr një pauzë të pandërprerë prej së paku 45 minutash, përveç nëse e shfrytëzon pushimin”, thuhet po ashtu në ligj.

Pas aksidentit në Kroaci në korrik të vitit të kaluar, Radio Evropa e Lirë ka biseduar me një shofer, i cili 18 vjet ka drejtuar autobusë nga Kosova për në shtete të ndryshme të Evropës.

Duke kërkuar të mbetet anonim, ngasësi ka thënë se shumë herë e ka drejtuar autobusin pa pushim.

“Një pjesë të kohës kur kam punuar, kemi qenë vetëm dy shoferë. Rruga është shumë e mundimshme dhe çfarë e bën edhe më të mundimshme, janë pritjet nëpër kufij. Kur pret deri në pesë ose gjashtë orë në një pikë kufitare, atëherë vetvetiu aty e merr lodhjen e tepërt”, ka thënë ai.

Sipas të dhënave të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, gjatë vitit 2021 janë realizuar 18,195 nisje ndërkombëtare – kryesisht drejt Austrisë, Gjermanisë, Zvicrës dhe shteteve të tjera.

Kurtishaj: Kërkohet ngritje e përgjegjësisë

Nga Shoqata e Transportit Rrugor të Kosovës zotohen se, pas aksidentit të fundit në Austri, do të mbajnë një takim me kompanitë e transportit rrugor, me qëllim rritjen e përgjegjësisë.

Kryetari i kësaj shoqate, Ruzhdi Kurtishaj, thotë se mospërgatitja e shoferëve mund të jetë vetëm një shkak i aksidenteve.

“Aksidentin nuk do të thotë se e shkakton faktori njeri apo faktorët teknikë, mund të jenë edhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, janë edhe kushtet atmosferike”, thotë ai.

“Rruga i ka problemet e veta, aksidentet ndodhin në çdo vend të botës. Si Kosovë, jemi duke u përgatitur, edhe si kuadro”, shton Kurtishaj.

Nebih Shatri, drejtor i Departamentit të Automjeteve në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë thotë se në fushën e transportit rrugor, Kosova është e barabartë me vendet e Bashkimit Evropian – si në aspektin legjislativ, ashtu edhe atë teknologjik.

Ai nuk dëshiron të komentojë aksidentin e fundit në Austri, duke thënë se rasti duhet të hetohet dhe të dihen saktë arsyet e tij.

Sa u përket kontrolleve teknike, ai pohon se Kosova qëndron mirë dhe se autobusët janë të obliguar që çdo gjashtë muaj t’i kryejnë këto kontrolle.

Ministria e Mjedisit në Kosovë i ka të licencuara më shumë se 130 qendra të kontrollimit teknik të automjeteve.

Në këto qendra kryhen tri lloje të kontrollimeve teknike: kontrollimet e rregullta vjetore, që bëhen për të gjitha automjetet; kontrollimet periodike, që bëhen për të gjitha automjetet komerciale, ku hyjnë edhe ato me pesha të rënda, siç janë autobusët, si dhe kontrollimet e jashtëzakonshme, të cilat bëhen me autorizimin e policëve të trafikut ose të personave të tjerë përgjegjës.

Aksidente me fatalitet të autobusëve nga Kosova

Në korrik të vitit 2002, dhjetë persona kanë humbur jetën, përfshirë dy fëmijë, kur një autobus nga Kosova është aksidentuar në Mal të Zi.

Autobusi me 40 udhëtarë ka qenë duke udhëtuar nga Ulqini për në Kosovë, kur ka dalë nga rruga dhe ka rënë poshtë një kodre. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Në tetor të vitit 2004, nga aksidentimi i një autobusi në Shqipëri, 15 maturantë nga Kosova kanë humbur jetën. Dhjetëra të tjerë janë lënduar – disa prej të cilëve rëndë.

Gati gjashtë vjet më vonë, në shkurt të vitit 2010, gjashtë persona nga Kosova kanë vdekur, kur autobusi që udhëtonte në drejtim të Gjermanisë, është aksidentuar afër Vjenës. Autobusi është përplasur me dy kamionë në afërsi të kryeqytetit austriak.

Në aksidentin e 25 korrikut, 2021, në Kroaci, përveç dhjetë viktimave, të plagosur kanë mbetur më shumë se 40 veta. Ky aksident ka ndodhur në orën 06:00 të mëngjesit.


Etiketa: autobuset

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Luiza Gega merr medalje ari dhe shënon rekord kombëtar në Lojërat Mesdhetare

26 minuta më parë
Aktuale

Pas kërkimfaljes së Hekuran Muratit reagon Daut Haradinajt, thotë se ai “zotëria” duhet të dijë diçka

2 orë më parë
Aktuale

Zbulohet ora e saktë se kur do të ndeshet boksieri shqiptar, Shefat Isufi

2 orë më parë
Aktuale

50 Cent bën simbolin e shqiponjës dykrenare mes koncertit

3 orë më parë
Aktuale

Një person nuk i duron temperaturat e larta, lahet i zhveshur tek fontana në sheshin e Prishtinës

4 orë më parë
Aktuale

Reagon Hekuran Murati: U kërkoj falje luftëtarëve të UÇK’së dhe familjarëve të tyre

5 orë më parë
Postimi tjetër

Koncert humanitar në Podujevë, të hollat do të shkojnë për Arlindin!

Ledri po martohet, Sara tregon planet për dasmë dhe një bebe tjetër

Avokati i Veselit: Nazim Bllaca ka vdekur

TË FUNDIT

Leonora lodhet me veshje tradicionale, ulet e pushon

8 minuta më parë

Leonora Jakupi në secilin imazh që publikon merr vëmendje të madhe. Ajo për ndjekësit e saj nuk ndalet me poza...

Bora ndanë imazhet tërheqëse nga pushimet, por ka për të thënë diçka

18 minuta më parë

Bora Zemani vazhdimisht ka qenë një prej emrave më të komentuara për mënyren se si paraqitej nëpër puntatat e emsionit...

Luiza Gega merr medalje ari dhe shënon rekord kombëtar në Lojërat Mesdhetare

26 minuta më parë

Gara e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” nuk dhuroi asnjë surprizë, ashtu sikurse pritej, Luiza Gega...

Horoskopi mujor nga Paolo Fox, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet për të gjitha shenjat gjatë korrikut

28 minuta më parë

DASHI Ndikimi i Marsit dhe Plutonit në shenjën e Dashit gjatë korrikut do të shkaktojë konflikte në sferën profesionale, ose...

Nuk duhet të mbani asnjëherë shishe me ujë në makinë gjatë verës

28 minuta më parë

Tani në ditët e verës, të gjithë ju që keni makinë, mbani një shishe ujë, për t’u hidratuar. Nëse e...

Shakira shihet duke bërë sërf e shoqëruar nga një mashkull misterioz

38 minuta më parë

Shakira ishte e gjitha e buzëqeshur teksa shkoi për sërf në Spanjë me një mik të pashëm dhe djalin e...

MË TË LEXUARAT

U pyet për statuset e Hekuran Muratit – Ky është reagimi i Kurtit

Serbia i quan vendimet e Qeverisë së Kosovës “thirrje për konflikt të madh”

Kurti e Konjufca vizitojnë Rexhep Qosjen në ditëlindjen e tij të 86

Sot votohet për herë të pestë në Tërnovc, shqiptarët luftojnë për një vend në Kuvendin serb

6-muajshe shtatzënë, Eni Koçi shfaqet me barkun e rrumbullakosur

E përndiqte prej kohësh, ja çfarë bëri kësaj radhe fansi i “çmendur” i Ariana Grandes

Nga truri tek veshkat – ja çfarë i shkakton i nxehti përvëlues organizmit

Tayna dhe Azet më 30 qershor publikojnë duetin “Tequila”

Një Ronaldo në super formë, por jo edhe Georgina

Eros Grezda në një lidhje të re

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist