Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shkeli fëmijun me veturë, caktohet seanca e radhës ndaj Rozeta Hajdarit

nga Revista Kosovarja

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është caktuar tashmë seanca e radhës mbi rastin e aksidentimit me veturë të të miturës nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Kjo është konfirmuar për Lajmi.net nga avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti, i cili tha se seanca është caktuar më 9 tetor në orën 10.30.

Mbi artikull

Theksojmë se në seancën e 12 tetorit 2022, ministrja Hajdari kishte thënë se nuk ndjehet fajtore për aksidentin ku ishte goditur një fëmijë.

Aksidenti kishte ndodhur më 10 prill të vitit 2022./Lajmi.net/