Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Shkencëtarët gjerman zbulojnë shenjën paralajmëruese të formës më të rëndë të Covid-19

nga Kosovarja
2 muaj më parë
në Shendetesi
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Studiuesit kanë identifikuar qeliza të pazhvilluara të gjakut që mund të sinjalizojnë ndërlikimet e koagulimit tek të infektuarit me COVID-19. Rastet për të qenë potencialisht të rënda mund të zbulohen tani më herët.

Është ende e paqartë se pse shumë të infektuar nga COVID-19 kanë simptoma të lehta ose aspak simptoma, ndërkohë që të tjerë përjetojnë eksperienca të rënda ose humbin jetën.

Tek pacientët me simptoma të rënda, mushkëritë shpesh inflamohen, dhe ndonjëherë preken gjithashtu veshkat e zemra.

Gjaku shpesh mbingarkohet, gjë që mund të shkaktojë format e mpiksjes në mushkëri. Tashmë, një ekip i përbërë nga studiues të universiteteve dhe instituteve kërkimore në Gjermaninë Veriore dhe Perëndimore si dhe nga Holanda fqinje, kanë zbuluar një tregues kyç në gjakun e pacientëve të infektuar nga COVID-19, e dhënë e cila mund të jetë një shenjë e hershme paralajmëruese për rastet e rënda.

Në mostrat e gjakut, shkencëtarët e Fondacionit Kërkimor Gjerman “Precision Medicine in Chronic Inflammation Cluster of Excellence” gjetën qelizat pararendëse të trombociteve, të cilat mund të tregojnë probleme me mpiksjen e gjakut.

Si rregull, megakariocitet, të cilat kontribuojnë në prodhimin e trombociteve, gjenden në palcën e kockave. Kur megakariocitet përfundojnë në gjak, ato mund të shfaqin probleme të ngjashme me mpiksjen, sipas studimit. Kjo mund të tregojë se këto qeliza të pazhvilluara shkaktojnë probleme të rrezikshme të mpiksjes.

Studiuesit zbuluan gjithashtu një numër të madh të qelizave të kuqe të pazhvilluara të gjakut në mostrat, që në kushte tipike do të ishin zhvilluar në palcën e kockave.

Këto qeliza të kuqe të gjakut janë përgjegjëse për shpërndarjen e oksigjenit përmes trupit. Një rritje e qelizave paraardhëse të qelizave të kuqe të gjakut tregon mungesën e oksigjenit, një reagim emergjent i njohur në rastet e sëmundjeve të rënda të mushkërive.

“Së bashku me të dhëna të tjera, siç janë vlerat klinike laboratorike dhe matjet e sinjalizuesve inflamatorë, ishim në gjendje të krijonim një lloj ‘gjurme gishti’, një nënshkrim, të funksionimit të ndryshuar të këtyre qelizave dhe gjurmimin e tyre me kalimin e kohës,” – tha mjekja Neha Mishra, e cila po bën kërkimet e saj post-doktorale në Institutin e Biologjisë Klinike Molekulare pranë universitetit të Kielit.

Kjo ‘gjurmë gishti’ mund të përdoret për të zbuluar një rrjedhë potencialisht serioze të sëmundjes në një fazë të hershme, që nga ana tjetër do të thotë që kujdesi urgjent shëndetësor mund të personalizohet në përputhje me rrethanat.

Gjetjet u botuan në revistën shkencore “Imuniteti” nga një ekip ndërkombëtar kërkuesish nga universiteti Kiel, Qendra Mjekësore Universitare Schleswig-Holstein dhe universitete në Bon, Këln, Lübeck, Tübingen dhe Nijmegen.

Qendra e Kërkimit “Borstel-Leibniz Lung Center”, Qendra Gjermane për Sëmundje Neurodegjenerative dhe Iniciativa OMICS Deutsche COVID-19 e Fondacionit Gjerman për Kërkime ishin gjithashtu të përfshira në kërkim../

Etiketa: KoronavirusiStudiuesit gjerman

POSTIME TË NGJASHME

Shendetesi

Kështu mund ta riktheni nuhatjen dhe shijen pasi keni kaluar koronavirusin

2 orë më parë
Shendetesi

Rriteni hemoglobinën në organizëm me këto ushqime

23 orë më parë
Shendetesi

Domatet portokalli janë më të shëndetshme se të kuqet

2 ditë më parë
Shendetesi

Këto zgjidhje ju ndihmojnë nëse keni problem me dhëmbë

2 ditë më parë
Shendetesi

Ky ndryshim në gojë ju paralajmëron Covid-in

3 ditë më parë
Shendetesi

Kjo analizë ju tregon më herët për kancerin

3 ditë më parë
Postimi tjetër

Lumturia varet nga seksi dhe gjumi, jo nga paratë

Burri i zhdukur nga Mitrovica shihet në Shqipëri

Anxhela Peristeri: Dua ta fshij nga kujtesa

TË FUNDIT

Vila luksoze e Kylie Jennerit do t’iu lë pa mend

1 min më parë

Infektologu kosovar thotë se edhe në Kosovë mund të jetë i pranishëm varianti i ri i Covid 19

10 minuta më parë

Jeta e Sarës duket më e mirë më..?

17 minuta më parë

Artistja shqiptare rrëmben vendin e parë, merrë çmim ndërkombëtar

31 minuta më parë

Kaplohet nga zjarri fabrika më e madhe në botë ku prodhohen vaksinat kundër Covid

39 minuta më parë

6 fakte për Ibrahim Rugovën

40 minuta më parë

MË TË LEXUARAT

Këto janë llojet e punëve që ju bëjnë të shtoni peshë

Këto shenja horoskopi do t’ju bëjnë të vuani në dashuri

Vesa ka pranuar një dhuratë të çmuar

Nuk e dinte se ishte shtatzënë, 18-vjeçarja vdes pasi lindi në shtëpi

Katër ide të shpejta dhe të lehta për darkë

Tayna i ngreh shumë të pasmet

Niseni mëngjesin kështu që të ruani shëndetin e veshkave

Mund ta gjeni çfarë ka që nuk shkon në foto?

Këto ç’rregullime hormonale ua dëmtojnë pamjen tuaj

Parashikimi i motit për këtë javë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci