Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shkencëtarët kanë zbuluar një burim të ri të vitaminës D

nga Revista Kosovarja

Peshqit dhe produktet e qumështit janë burimet më të mira të vitaminës D, por tani një ekip studiuesish ka dalë me një burim potencial të ri dhe vegan të kësaj vitamine – një gjen domate të rregulluar duke përdorur teknologjinë CRISPR-Cas9

Nëse fermerët dhe kultivuesit e përqafojnë procesin komercialisht, këto domate mund të ndihmojnë në trajtimin e problemit të mungesës së vitaminës D, që sipas studimit prek një miliard njerëz në mbarë botën.

“Ky zbulim emocionues jo vetëm që përmirëson shëndetin e njeriut, por gjithashtu përmban përfitime mjedisore të lidhura me dietat me bazë bimore, të cilat shpesh shoqërohen me sfida në sigurimin e disa vitaminave dhe mineraleve kyçe që gjenden gjerësisht dhe biodisponueshme në produktet shtazore”, tha Guy Poppy, profesor i ekologjisë në Universitetin e Southampton.

Suplementet e vitaminës D janë gjerësisht të disponueshme në shumë vende, por bashkautorja Cathie Martin, një profesoreshë pranë Qendrës John Innes në Norwich, Angli, tha se ngrënia e domateve ishte “shumë më mirë sesa të marrësh një pilulë”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Unë mendoj se një burim ushqimor me bazë bimore (vitamina D) gjithashtu do të thotë që ju mund të përfitoni shtesë nga ngrënia e domateve. Gjithsesi, ne nuk hamë mjaftueshëm fruta dhe perime. Domatet janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës C”, tha ajo në një konferencë shtypi.

Burimi kryesor i vitaminës D për shumicën e njerëzve është ushqimi, por trupi ynë gjithashtu krijon një mikronutrient kur lëkura ekspozohet ndaj dritës UVB – kjo është arsyeja pse ndonjëherë quhet vitamina e diellit. Shkencëtarët kanë përdorur një proces të ngjashëm në bimët e domates.

Një përbërës në lëkurë që mund të prodhojë vitaminë D njihet si 7-DHC, ose provitamina D3, dhe gjendet gjithashtu në gjethet e bimëve të domates dhe frutave jeshile të papjekura.

Studiuesit bllokuan një gjen në bimët e domates që normalisht konverton provitaminën D3 në kolesterol, duke lejuar që provitamina D3 të grumbullohet në frutat e pjekura të domates.

Për të kthyer provitaminën D3 në vitaminë D3 e cila ndihmon trupin tonë, domatet u trajtuan me dritë UVB. Studimi tregoi se provitamina D3 në një domate – pasi të konvertohet në vitaminë D3 – do të ishte e barabartë me sasinë e vitaminës D3 që përmbahet në dy vezë të mesme.

Studimi u publikua në revistën shkencore Nature Plants.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]