Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shkendije Pacolli : Dashuria për atdheun nuk është obsesion , është pasion shpirtëror

nga Revista Kosovarja

Dashuria ndaj atdheut nuk është obsesion, por është pasion shpirtëror.

Mbi artikull

Është ajo dashuri që nuk mund ta shpjegosh, por as ta largosh. Ajo lind dhe jeton thellë në shpirt, si ndjenjë që na lidh me tokën, gjuhën, kulturën dhe njerëzit tanë.

Mbi të gjitha, në themelin e psikologjisë sonë kombëtare, kjo dashuri konsiderohet si një ndër vlerat më të rëndësishme për orientimin e zhvillimit personal dhe ruajtjen e identitetit tonë si individë.

Sepse pa dashuri për atdheun, humbim rrënjët që na mbajnë të lidhur me vetveten. 28 Nëntori është dita kur kjo dashuri merr formën më të pastër. Është dita kur historia, flamuri dhe gjaku i derdhur për liri bashkohen në një simbol të vetëm ,në kuqen dhe të zezën që valëviten me krenari në çdo cep të botës. Për ne shqiptarët, kudo që jemi, kjo ditë është përulje ndaj sakrificës, kujtesë për të kaluarën dhe frymëzim për të ardhmen. 28 Nëntori na kujton se liria nuk është e dhënë, por e fituar me gjak e me besë; se identiteti nuk është thjesht trashëgimi, por përgjegjësi.

Moneytizer Paragrafi 4

Në këtë ditë, çdo zemër shqiptare rreh më fort dhe çdo shpirt përmbytet nga krenaria e përjetshme që na bashkon në një të vetme: dashurinë dhe krenarinë e pashuar të të qenit shqiptarë! Urime Ditën e Flamurit të gjithë shqiptarëve! 🇦🇱

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]