Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shkon në 21 numri i viktimave në Shqipëri nga koronavirusi

nga Revista Kosovarja

Në Shqipëri, ka shkuar në 21 numri i viktimave nga koronavirusi.

Mbi artikull

Ka shkuar në 21 numri i viktimave që lidhen me koronavirusin në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka ndërruar jetë ish-boksieri Skënder Kurti.

Njoftimi:

Moneytizer Paragrafi 4

Ka ndërruar jetë sot në spitalin infektiv 61-vjeçari me inicialet S.K., i shtruar prej 20 ditësh në spital, në gjendje të rëndë, i intubuar. Më herët 61-vjeçari nga Tirana pësoi vdekje klinike dhe prej disa ditësh gjendja e tij ishte rënduar së tepërmi.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv në terapinë intensive, 61-vjeçari që vuante nga hipertensioni, nuk ia ka dalë të mbijetojë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Ministria e Shëndetësisë i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.

Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]