fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Shkuan për t’i marrë 200 milionë, iu doli Asociacioni

nga Revista Kosovarja
6 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani nuk e lëshuan rastin për të marrë pjesë në ceremoninë në Uashington, ku Kosovës do t’i jepeshin mbi 200 milionë dollarë.

Më pas doli se e kishin aranzhuar edhe takimin me Sekretarin Amerikan të Shtetit, përmbajtjen e të cilit, të plotë, vetë ata, nuk e zbuluan as sot e kësaj dite. Të premten, duket se amerikanëve iu sos durimi. Emisari Gabriel Escobar zbuloi se Blinken u ka kërkuar Kurtit e Osmanit, që Kosova të pranojë diskutimet për krijimin e Asociacionit – i cili është një nga arsyet që Presidentja e Kryministri janë në pushtet.

Albin Kurti mund të thuhet se shkëlqimin e vet retorik në skenën politike e kishte arritur duke e kundërshtuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, të cilit ia kishte vënë edhe emrin Zajednicë, duke e shqiptuar kumbueshëm në secilin rast kur e refuzonte.

E kishte përdorur për të mobilizuar masat dhe për ta shpalosur në të gjithë intervistat që jepte në betejën e tij me Qeveritë, që herë drejtoheshin nga Thaçi, Mustafa e Haradinaj.

Kurti ka vazhduar ta ketë kauzë të fortë kundërshtimin e kësaj teme. Ai e di përmendësh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese e cila e kishte testuar Kushtetutshmërinë e marrëveshjes në vitin 2015, duke e përmendur shpesh se ajo “ka konstatuar që 23 nene të kushtetutës po shkelen me të dhe secili nga shtatë kapitujt e Asociacionit nuk janë në përputhje me kushtetutën”.

Disa muaj më parë, Kurti fliste edhe për Vjosa Osmanin e Glauk Konjufcën si figura që e kishin kundërshtuar këtë marrëveshje.

“Sot i keni në krye të institucioneve njerëzit të cilët në vitin 2013 kanë qenë kundër asaj marrëveshje, ndërsa sot ata tre vetë, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti më 14 shkurt të vitit 2021 kanë arritur fitore plebishitare” shprehej Kurti.

Tash, kur Qeverisë Kurti 2 po i bëhen më 1 vjet e gjysmë qeverisje, temat e këtij lloji nuk i ka shumë për qejf.

Reagon jo pa nervozë kur gazetarët ia rikujtojnë në formë të kërkesës së ndërkombëtarëve.

Rreth 10 ditë më parë kur takuan me Sekretarin Blinken, pas ardhjes në Kosovë në një konferencë me gazetarë, Kurti e Osmani në mënyrë efektive e fshehën temën e Asociacionit. Ajo tha se nuk është diskutuar as Ballkani i Hapur e as çështja e Manastirit të Deçanit, më saktë

“S’është përmendur Ballkani i Hapur” kishte thënë Osmani.

Ndërsa Kurti e kishte plotësuar atë.

“80% të vëllimit kohor ka pasë të bëjë për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-SHBA dhe konteksti ndërkombëtar. SHBA e njeh plotësisht siç ajo e ka shpallë vetën – shtet i pavarur, sovran dhe demokrati. Kosova për SHBA-në është shtet normal. Ajo çka e pranojmë janë marrëdhëniet me Serbinë s’e ka normale”, plotësoi Kurti, duke treguar se theksi i takimit ishte vënë te partneriteti Kosovë-SHBA.

Ditëve të fundit kur në Veriu u tensionuan raportet Kosovë -Serbi për shkak të vendimit të Qeverisë për reciprocitetin, njeriu i Vuçiqit Petar Pekoviq i mblodhi përfaqësuesit serbë në Rashkë për ta nxjerrë aty si kërkesë bosht krijimin e Asociacionit.

Kërkesa për Asociacionin u bë edhe pardje nga Bashkimi Europian. Atë e përsëriti Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian dhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell në një përgjigje që ua dërgoi europarlamentarëve.

“Të dyja palët, Kosova dhe Serbia ranë dakord për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Marrëveshja ishte ratifikuar nga parlamenti i Kosovës dhe Kosova duhet të përmbushë detyrimin e saj ligjor dhe të zbatojë atë pa vonesa. Të dyja palët duhet të përmbushin të gjitha detyrimet e tyre ligjore ndërkombëtare dhe të zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara”, tha ai.

Europianët, nëpërmjet emisarit Miroslav Lajcak, kanë siguruar palën kosovare se Asociacioni nuk do të jetë një Republika Srpska.

Pak a shumë kështu garantoi edhe i dërguari amerikan për Ballkanin dhe për bisedimet Kosovë Serbi i cili duke parë që Kurti e Osmani s’po e shpalosin kërkesën amerikane e publikoi vetë.

“Sekretari [amerikan i Shtetit, Antony]Blinken u tha presidentes [Vjosa Osmani] dhe [Albin Kurti] kryeministrit të Kosovës kur ishin në SHBA, ne duhet të nisim diskutimin për Asociacionin”.

Pastaj shqiptoi garancinë amerikane se cka nuk do të jetë ky Asociacion.

“Ne kemi qenë të qartë se palët janë pajtuar më herët për Asociacionin, prandaj duhet të diskutohet. Megjithatë, Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti”, deklaroi ai.


Etiketa: Asociacioni

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

RTK reagon pas veprimit të aktivistit të PSD’së

30 minuta më parë
Aktuale

Ambasadori Hovenier është fascinuar me punën që zhvillon, Comodita

3 orë më parë
Aktuale

“Radio Televizioni i Kurtit”, aktivisti i PSD-së ndërpret lajmet qendrore të RTK-së

3 orë më parë
Aktuale

Vrasja në Prizren, Prokuroria kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit për “Kobrën” dhe pesë të tjerët

6 orë më parë
Aktuale

Erdogan: Turqia nuk do të lejojë anëtarësimin e Suedisë në NATO

7 orë më parë
Aktuale

Hapet thirrja për Praktikë në Agjencinë e Punësimit, këto janë kushtet që duhet t’i plotësoni

7 orë më parë
Postimi tjetër

Berisha: Serbia nuk ka ndryshuar nga koha e Millosheviqit, Deliq e ka vendin në Hagë

Sara nuk do t’ia dijë për kritikat pse takon ish-të dashurat e Ledrit, bën gjestin e bukur për Dua Lipën

Lum si mamatë që lindin në gusht, 6 arsye pse fëmijët e tyre janë të lakmuar nga të gjithë


TË FUNDIT

Dea Michelle gati për të ia prishur dasmën Luizit me Kiarën

5 minuta më parë

Puthja dhe martesa e improvizuar mes Luizit dhe Kiarës, shënoi momentin më të bukur në shtëpi përgjatë kësaj kohe. Kur...

Vedati tregon premtimin që i ka bërë nëna para hyrjes së tij në BBVK

16 minuta më parë

Vedati është një nga banorët që ka një vëmendje mjaftë të madhe nga publiku. Aktori sw fundmi ka zbuluar një...

Kështu e uron Shyhrete Behluli babin e Leartës për ditëlindje

25 minuta më parë

Shyhrete Behluli është një nga këngëtaret më të dashura të muzikës popullore. Shyhretja, duket se ka raporte shumë të mira...

RTK reagon pas veprimit të aktivistit të PSD’së

30 minuta më parë

Menaxhmenti i RTK-së ka dënuar aktin e aktivistit të PSD-së Nol Nushi, i cili pa autorizim ka hyrë në studion...

Leonora Jakupin e “gic” maçoku

35 minuta më parë

Ka kohë që Leonora Jakupi e prezanton një maçok në rrjete sociale. Ajo, ka një marrëdhënie mjaftë të veçantë me...

Motra e Genta Ismajlit pozon pa të brendshme

45 minuta më parë

Këngëtarja e njohur Genta Ismajli, ka motër Lemane Ismailin, të njohur si Mani. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale,...

MË TË LEXUARAT

Melisa flet për Andin, tregon arsyen e ndarjes

Ja si të krijoni vendin e punës më atraktiv

“Jam vetëm nuk jam ushtar i Luizit”,shprehet Armaldo

Gjërat që duhet të bëni menjëherë nëse fëmija juaj po bullizohet

Leonora Jakupin e “gic” maçoku

Valbona Mema tregon fëmijërinë e varfër e të vështirë: Mami na jepte bukë me sheqer

Përse një mace mbyll sytë dhe harkon shpinën kur e përkëdhelni?

Arbana-Oltës po bën veprime të shëmtuara

Punimet në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë

“Mentaliteti kosovar”: Ti lind veç çika!, Diola rrëfen periudhën e rëndë të jetës

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist