Shkumbin Ismaili, tashmë emër i njohur, këngëtar shumë i pëlqyer, ka kohë që është pjesë e skenës tonë muzikore, i cili shquhet posaqërisht për baladat e tij, shkruan Kosovarja.
Duke mos qenë fare pjesë e shkrimeve, nëpër të cilat flitet për jetën e tij private, kantautori nga Tetova, Shkumbin Ismaili, ka arritur të krijojë një imazh të tij, i cili dallohet për vokal të veçantë, tekste me shumë përmbajtje dhe mesazhe të jetës, vargje për dashurinë, vuajtjen , dhembjen…
“Lutem”, “Dikur”, “Nuk ta fal”, “Se ç’mu desh”, “ Vetëm ti”, janë vetëm disa prej hiteve të shumta të Shkumbin Ismailit që i ka lansuar ndër vite.
E, prej dje, edhe një kënge e re i është bashkuar numrit të madh që kanë ardhur sivjet edhepse në kohë pandemie.
Është këngë e re , kjo e Shkumbin Ismailit , e cila është një baladë dashurie.
“ Mbaje fjalën” titullohet kënga e re dhe është shoqëruar me video të veçantë.
Edhe kësaj radhe, këngëtari i mirënjohur, i qëndroi besnik rrymës në të cilën këndon vazhdimisht, kurse këngës ia shoqëroi edhe videoklipin , të cilin po ua afrojmé ta shihni dhe ta dëgjoni. / Kosovarja/