Prej vitesh dy këngëtaret e njohura të muzikës popullore nuk kanë raporte të afërta mes vete. Nuk flasin, nuk frekuentohen.
Ndonëse dikur të pa ndara në skenë e jetë, sot Shkurta e Shyhretja më nuk kanë as edhe një kontakt të vetëm , shkruan “Kosovarja”.
Arsyet se pse e prishën miqësinë e shumë viteve, ende nuk janë bërë të ditura. Dy bilbilat e Mushtishtit, nuk kanë preferuar të japin detaje rreth kësaj çështje.
Për rastësi, dy këngëtaret janë gjetur më afër se kurrë për këto vite në profilin e Remzie Osmanit, ku që të dyja njëra pas tjetrës kanë reaguar me zemra poshtë fotos së publikuar nga Remzia./Kosovarja/