Gëzimi familjar i këngëtares Shkurte Fejza, mblodhi shumë fytyra të njohura.
Në mesin e të pranishmëve ishin edhe ish kreu i PD-së, Lulzim Basha me gruan e tij.
Me ardhjen e tyre në këtë aheng, Shkurta u shpreh se ishte kënaqësi e madhe. Ajo tha se festa ishte e përmbushur me prezencën e miqve të mirë.
“Të dashur z.Lulzim Basha dhe znj. Aurela Basha ishte kēnaqësi e madhe që ishit pjesë e gëzimit tonë familjar dhe duam të ju falenderojmë nga zemra, nga zemrat e dy prindërve në momentet ma të lumtura dhe të permbushura nga prezenca e miqëve ma të mirë. Sinçerisht Shkurte Fejza dhe Hajrush Behluli.”, ka shkruar artistja ekëngës popullore.