fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • Revista
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Shoqata për të drejtat e fëmijëve në Zvicër kërkon ndalimin e synetisë

nga Revista Kosovarja
1 muaj më parë
në Per Jete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Afërsisht 3,000 fëmijë të gjinisë mashkullore bëhen synet në spitalet zvicerane çdo vit. Me siguri ka numër më të madh kësaj ndërhyrjeje kirurgjike në ordinancat e mjekëve të përgjithshëm, gjegjësisht numri i rasteve të pa raportuara është më i lartë.

Kjo, sidomos kur dihet se shumë syneti nuk bëhen nga mjekët – por nga “xharrahët”, (njerëz të religjionit dhe pa kualifikime mjekësore) në mënyrë private, shkruajnë gazetat e grupit medial CH Media.

Djemve në fjalë u hiqet lafsha nga penisi në një operacion kirurgjik. Një ndërhyrje e cila nga aspekti mjekësor do të ishte e nevojshme vetëm në raste shumë të rralla. Një për qind e djemve në përgjithësi, vuajnë nga i ashtuquajturi shtrëngim i lëkurës së prepucit, gjë që e bën një operacion të tillë të pashmangshëm.

Por, gjithsesi, në shumicën dërmuese të rasteve, synetia ose rrethprerja bëhet për arsye fetare. Si judaizmi ashtu edhe islami praktikojnë rrethprerjen e djemve. Për rastet e tilla, kritikët e shohin rrethprerjen e djemve si një ndërhyrje në të drejtën e tyre për të vendosur për veten.

Ndërkaq, rrethprerja e vajzave është ndaluar zyrtarisht në Zvicër që nga viti 2012. Shoqata “Pro Kinderrechte” (pro të drejtave të fëmijëve) tani kërkon ndalimin edhe për djemtë.

Paditet mjeku zviceran që bën deri në 70 syneti në vit

“Kur bëhet fjalë për dhunë ndaj meshkujve, shiko – gabimisht. Kjo fshihet dhe tabuizohet”, thotë Christoph Geissbühler, drejtor menaxhues i “Pro Kinderrechte Schweiz”, përcjell albinfo.ch. Për Geissbühler kjo gjë është e qartë: “Amputimi i pjesës gjenitale të një fëmije pa pasur urgjencë mjekësore përbën vepër penale”.

Kjo është dhe arsyeja pse Geissbühler ka paditur një mjek zviceran i cili bën syneti në mënyrë të rregullt. Fjala është për kirurgun Guido Baumgartner, i cili punon si kirurg i lartë pediatrik në St. Gallen dhe Graubünden. Sipas deklaratave të tij, ai kryen 50 deri në 70 syneti në vit – rreth 20 prej tyre për arsye fetare.

Një nga arsyet që Baumgartner ofron rrethprerjen është të parandalojë që synetia të kryhet nga njerëz pa njohuri mjekësore. Kur ai si kirurg kryen operacionin në fjalë, edhe kur një gjë e tillë nuk është e nevojshme nga ana mjekësore është prapë “më mirë sesa një “medicinman” që kap thikën dhe bën dikë synet në oborrin mbrapa shtëpisë”.

Kur mungon një pjesë e trupit
Efraim Seidenbergut i është hequr lafsha si fëmijë për arsye fetare. Ai rrjedh nga një familje hebreje. 29-vjeçari thotë: “Unë vuaj nga humbja e lafshës”. Për të është e qartë se atij i mungon një pjesë e trupit si rezultat i rrethprerjes. “Unë kam organe gjenitale që nuk funksionojnë siç do të funksiononin natyrshëm. Nuk mendoj se është e drejtë që një pjesë e shëndetshme e trupit tim është prerë “.

Për Seidenberg, momenti kur kishte kuptuar se ishte bërë synet pa vendosur vetë për një gjë të tillë, ishte shoqëruar me “trishtim, zhgënjim dhe ndjenja të humbjes”. Ai do të dëshironte të shihte më shumë debat rreth temës së rrethprerjes së djemve. “Shpresoj se do të ketë një konsensus që të gjithë duhet të jenë në gjendje të vendosin vetë.”

Prokurori publik nuk është përgjegjës

Në çështjen lidhur me kirurgun Guido Baumgartner, nuk është zhvilluar ndonjë proces gjyqësor sepse: Zyra e Prokurorit Publik në St. Gallen ka hedhur poshtë çështjen kundër mjekut. “Nga një këndvështrim thjesht objektiv” rrethprerja e një djali mund të konsiderohet si “dëm i thjeshtë trupor”. Por, meqenëse shteti lejohet të marrë masa sipas detyrës zyrtare vetëm në rastet e “dëmtimit të rëndë trupor”, zyra e prokurorit publik nuk është e përfshirë, përgjigjet prokuroria.

Në rast të dëmtimit të thjeshtë trupor, personi në fjalë do të duhej ta bënte padinë vetë – gjë që nuk pritet të bëhet nga një djalë, përcjell albinfo.c. Prokurori publik i St. Gallen thotë se Shoqata Pro Kinderrechte është duke ndjekur një shqetësim legjitim. Por ky qëllim do të duhej të arrihej politikisht dhe jo juridikisht. /albinfo/


Etiketa: Zvicersynetia

POSTIME TË NGJASHME

Per Jete

Ja çfarë kuptimi kanë vijat në kyçin e dorës

57 minuta më parë
Per Jete

Këto ushqime nuk ju shëndoshin edhe nëse i hani natën vonë

1 orë më parë
Per Jete

Si ta dalloni nëse djathi që blini është natyral apo me niseshte

5 orë më parë
Per Jete

A janë më të rrezikuar nga dielli meshkujt apo femrat?

8 orë më parë
Per Jete

Gjërat që e prishin ose jo agjërimin

9 orë më parë
Per Jete

Kur gjyshja është e mirë fuqizon lidhjen e fëmijës me nënën

10 orë më parë
Postimi tjetër

Trupin i Taynës gjithmonë duke vizëlluar

Shenja që mund të nënkuptojë se tensioni i gjakut ka arritur nivelet e urgjencës

Artan Kalisi Hair & Make Up artisti i famshëm që zbukuron yjet

TË FUNDIT

Ja çfarë kuptimi kanë vijat në kyçin e dorës

57 minuta më parë

Këto ushqime nuk ju shëndoshin edhe nëse i hani natën vonë

1 orë më parë

Gresa Behluli: “Mua më ka zgjedhur burri si çikë të mbarë e me vlera…”

2 orë më parë

Fejohet Fjolla Krasniqi

2 orë më parë

Lajmërohet Bekim Jashari, ja ç’thotë

3 orë më parë

Pse e ka lodhë telefoni Remzije Osmanin

3 orë më parë

MË TË LEXUARAT

Tavë me patate dhe hudhra të pjekura në furrë

Horoskopi ditor, e premte 9 prill 2021

Gjendet i vdekur roja i një fabrike në Rahovec

​36 vjet nga vdekja e rapsodit Dervish Shaqa

E tepron: Don Xhoni realizon spotin me sharje dhe skena dhune në oborrin e Kishës

Mozzik e paska zënë Loredanen kur ajo ka qenë fëmijë

104-vjeçarja mposhti koronavirusin për herë të dytë

Kjo është gruaja e parë shqiptare që këndoi në odën e burrave

Shefqet Krasniqi tregon se a duhet të agjërojnë personat që e kanë kaluar Covid-19

Nga këto komuna janë rastet e reja

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressium
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: Labinot Bërbatovci