Shprehja e thënë nga Vedati “Komandante e Dubait” për Xhulin ka nxitur reagime nga shoqëria e saj.
Përmes një postimi në storie në Instagram, ato e kanë quajtur “Komandant Prraçka”, Vedatin duke shtuar se Xhuli është femër e fortë dhe nuk duan t’a shohin lotët, shkruan “Kosovarja”.
“Juliana, fshiji lotët. Ti i ke përballu gjithë ato sulme dhe ofendime nga më të ndryshmet që kur ke hy në Big Brother Vip Kosova. Mos e qaj kokën për ofendimet e këtij ‘Komandant prraçkës’ (Vedatit) Ti dhe familja jote fal Zotit qëndroni mirë ekonomikisht dhe këtë e din një Drenicë që e njohin familjen Nura. Xhuli, ti je komandant i femrave të forta dhe këtë e ke argumentu tash e dy muaj e gjysmë”, thuhet në reagimin e shoqeve të Xhulit.
Kujtojmë se Xhuli është prekur shumë nga Vedati e cila edhe është përlotur në transmetim live, gjithashtu edhe pas prime-it. /Kosovarja/