Kamionat u nisën e punëtorët ishin shumë gati për të protestuar për mohimin që pretendojnë se u është bërë, shkruan “Kosovarja”.
Punëtorë të kompanisë rajonale të mbeturinave ‘Pastrimi’ kanë mbajtur një protestë me kamionë në rrugët e Prishtinës.
Kërkesa e kësaj kompanie është që punëtorët e saj të përfshihen në Pakon Emergjente të Qeverisë.
Kryeshefi i ‘Pastrimit’, Burim Kelmendi për Kka thënë se protesta është mbajtur në formën që ata kanë kërkuar, ndërsa ka bërë të ditur se deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga ana e qeverisë, në lidhje me kërkesën e tyre.
Në protestë, ka marrë pjesë edhe aktorja Shita Baraliu, e cila është e punësuar në këtë kompani. Baraliu, ka bërë disa oostime në faqen e saj në Instagram, ku ka treguar morning për nisjen e protestës së kompanisë ku është e angazhuar, shkruan “Kosovarja”.