Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shpat Kasapi dhe bashkëshortja zbulojnë publikisht gjininë e fëmijës

nga Revista Kosovarja

E kanë jetuar të gjithë raportin e tyre të dashurisë në heshtje të plotë dhe tërësisht të tërhequr nga vëmendja e publikut. Koha e pandemisë i ka ndihmuar edhe më shumë, sepse si Shpati, ashtu edhe Selvija, partnerja e tij bukuroshe, nuk kanë dashur që të jenë në qendër të portaleve e lajmeve rozë.

Mbi artikull

Në fillim lidhjen, pastaj fejesën, martesën dhe tani pritjen e ëmbël e kanë jetuar shumë të lumtur dhe në privatësi të plotë. Por gjërat e bukura nuk mbahen dot për vete… Momenti erdhi dhe të dy bashkë, zbuluan publikisht edhe gjininë e fëmijës së parë, të cilin mezi po e presin.

Të ftuar në “Rudina”, këngëtari i njohur dhe partnerja e tij zbuluan se së shpejti do të jenë prindër të një djali.

Pasi rrëfyen më shumë për lidhjen e tyre disavjeçare, momentet e bukura, por edhe sfidat që provuan në një kohë të jashtëzakonshme, Shpati dhe Selvija zbuluan se mezi po presin të mbajnë në krahë djalin.

Moneytizer Paragrafi 4

Në një tullumbace të madhe në studio, Shpati mezi po priste ta ndante edhe me publikun lajmin e bukur. “Është djalëëëë”, – u dëgjua zëri i Rudinës pasi këngëtari shpoi tullumbacen.

“Ishalla i ngjan Selvijes”, – tha Shpati duke ia dhënë më shumë meritat bashkëshortes së tij. Por të dy pranuan se cilado qoftë gjinia, me rëndësi më shumë se gjithçka është të jetë i shëndetshëm.

“Ende nuk kemi vendosur për emrin, kemi shumë preferenca, por akoma…” – tha Shpati i pyetur për emrin e fëmijës: “Besoj, në fund do ia vendos për 5 minuta”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]