Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti po kundërshton, masat e reja të propozuara nga qeveria e Kosovës, për mbyllje totale të Prishtinës pas orës 19:00 e deri në 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme, duke filluar zbatimi i tij nga e premtja e kësaj jave.
Ahmeti ka thënë se nuk ndihmon ora policore prej orës 19:00 ku numëri më i madh i zyrtarëve publik janë të infektuar me Covid dhe rrjedhimisht ata e përfundoj orarin para kësaj ore.
Ai madje ka listuar 5 arsye të reja e të cilat e përforcojnë qëndrimin e tij për mos mbyllje të Prishtinës.
Postimi i tij:
1. Në qoftë se një numër tepër i madh i të infektuarve janë zyrtar publik që punojnë në institucione publike, si ndihmon ora policore prej ores 19:00?
2. Sipas kritereve të qeverisë, në qoftë se Komuna i ndërpren testimet dhe ndalon laboratoret private në Prishtinë, atëherë për pesë ditë do të jemi në zonën e gjelbërt sepse nuk do të kemi raste pozitive.
3. Qeveria po e merr për bazë 201,000 banorë në Prishtinë, a ka plotë njerëz në lista të IKSHP që banojnë në Prishtinë por nuk janë të regjistruar në Prishtinë. (Vetëm nga numri i nxënësve Prishtina i ka 320 – 350 mijë banorë). Kjo është me rëndësi sepse si kriter po e marrin numrin e të infektuarve për 100,000 banorë.
4. Rastet pozitive si përqindje e testimeve janë të njejta në krejt Kosovën. Ky është kriteri që duhet të përdoret
#jombylljes me kritere të tilla
#jombylljes pa ndihma ekonomike