Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ia ka uruar postin presidentes së sapozgjedhur, Vjosa Osmanit.Me 71 vota pro, Vjosa Osmani është zgjidhur presidente e Republikës së Kosovës.
Ahmeti ka uruar Osmanin në emër të tij dhe Komunës së Prishtinës dhe i ka uruar punë të mbarë.
Ja postimi:“Urime Zonjës Vjosa Osmani Sadriu në zgjedhjen Presidente e Repubikës së Kosovës. Në emër të Komunës së Prishtinës dhe timin personal i urojmë punë të mbarë!
Urime Vjosa”, shkruan Shpend Ahmeti.