Cool, i lirshëm dhe vetvetja. Ky dhe kështu është Shpend Lipa, prezantuesi i programit të mëngjesit në “T7”.
Shpendi, është edhe shumë i ndjekur në Instagram, ku poston foto atraktive, por edhe paraqitet si imazh markash të ndryshme.
Duke e ditur që Instagrami është “tereni i preferuar” i pejanit simpatik, nuk është i rastësishëm edhe aktiviteti i shtuar i tij në të, shkruan “Kosovarja”.
Lipa, ka postuar një story ku shihet përkrah yllit më të madh të Turqisë, Hylia Avshar, dikur aktorja më e angazbuar e filmit atje.
Lipa dhe Avshar janë takuar në Turqi, me sa duket rastësisht.