Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shpërndahen skemat sociale, qytetarët respektojnë distancën

nga Revista Kosovarja

Ka filluar shpërndarja e skemave sociale. Shpërndarja do të bëhet sipas orarit të lëvizjes së qytetarëve të caktuar nga Qeveria e Kosovës.

Mbi artikull

Qytetarët po mbajnë distancën sociale dhe janë të pajisur me doreza dhe maska.

Si rezultat i situatës së krijuar pas përhapjes së Coronavirusit Ministria e Financave dhe Transfereve, mori vendim që rasteve sociale t’u ndahet edhe një shtesë.

Numri i familjeve në skemën e ndihmës sociale është 24 mijë e 198 familje me gjithsej 98 mijë e 110 anëtarë. Për vitin që shkoi, kjo skemë pati shpenzim mbi 31 milionë euro.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas Ministrisë së Financave dhe Transfereve, mesatarja mujore për këtë skemë shkon në 2.6 milionë euro. Në muajin mars, u paguan 5.1 milionë euro për përfituesit e ndihmës sociale.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]