Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shpërthen Shëndriti ndaj Mirit: Ik se i fshive 27 vjet karrierë për 60 ditë

nga Revista Kosovarja

Shtëpia e “Big Brother VIP” është përfshirë nga një debat i ashpër dhe mjaft personal mes Shëndritit dhe Mirit, i cili ka nisur në dhomën e gjumit dhe ka degraduar në akuza të forta për karakterin dhe karrierën.

Mbi artikull

Gjithçka nisi kur Miri i ka shkuar te shtrati Shëndritit, i cili ishte i shtrirë, duke e ngacmuar dhe duke iu afruar shumë afër fytyrës me një jastëk ku shkruhej “Kujdes pandorën”.

Përveç provokimit me jastëk, Miri nuk i ka kursyer as fjalët e rënda, duke e quajtur Shëndritin “i pafytyrë”. Reagimi i Shëndritit ka qenë i menjëhershëm dhe mjaft i ashpër, duke goditur Mirin pikërisht te pika e tij më e fortë: profesioni.

“Shko trego pak fije karakteri! 27 vjet karrierë dhe ti për 60 ditë këtu e ke shkelur karrierën tënde me këmbët e tua”, u shpreh Shëndriti i revoltuar.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai vazhdoi më tej duke e akuzuar Mirin se ka treguar një fytyrë që publiku nuk e njihte:

“A je normal more? Ik! 27 vjet karrierë i ke fshi, i ke shkel, duke treguar një karakter të fëlliqur. Më vjen mirë shumë që krejt shqiptarët e kanë parë se kush je ti në të vërtetë”.

Gjatë debatit, Shëndriti ka nisur ta imitojë Mirin, ndërsa ky i fundit ka kërkuar llogari se kush e kishte shkruar mesazhin te jastëku.

Miri: “Kush e ka shkruajtur këtë në jastëk?”
Shëndriti: “Unë jo.”
Miri: “Kush pra?”
Shëndriti: “Nuk tregoj!”

Ky ballafaqim ka lënë një shije të hidhur mes banorëve, duke treguar se raportet mes tyre janë krisur përfundimisht. Mbetet të shihet se si do të ndikojë kjo përplasje në votat e publikut dhe nëse ky “shkelje e karrierës” që pretendon Shëndriti, do të jetë tema kryesore e Prime-it të radhës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

mposun

slot10k