Vullkani në malin Nyiragongo në Kongo u riaktivizua sërish pas 21 vitesh, duke shkaktuar ankth dhe frikë te 2 milionë banorët e qytetit Goma.
Për herë të fundit, vullkani kishte shpërthyer në vitin 2002, kur i mori jetën të paktën 250 personave, ndërsa mbi 120 mijë të tjerë mbetën të pastrehë.
🚨🚨Activité volcanique aux alentours de Goma: la MONUSCO fait des vols de reconnaissance.
La lave ne semble pas se diriger vers la ville de Goma. Nous restons en alerte. pic.twitter.com/JQmz7v16Ne
— MONUSCO (@MONUSCO) May 22, 2021
Qeveria vendase ka nisur evakuimin masiv të banorëve të qytetit Goma, ndërsa me mijëra janë parë të braktisin shtëpitë e tyre ende pa u dhënë njoftimi i evakuimit. Turmat e njerëzve janë fotografuar duke u larguar me dyshekë e sende të tjera drejt kufirit me Ruadën, në lindje të Kongos.