fbpx

Shpërthim i madh në një ndërtesë në Hagë, katër të lënduar

nga Revista Kosovarja

Një shpërthim ndodhi në një ndërtesë në Hagë të Holandës të shtunën në mëngjes.

Departamenti Lokal i Zjarrfikësve ka thënë se katër persona të paktën raportohen të jenë lënduar nga shpërthimi në fjalë, ndërtesa poashtu është përfshirë nga zjarri.

“Rreth orës 6:15 të mëngjesit një ndërtesë trekatëshe u shemb pjesërisht dhe shpërtheu një zjarr”, tha në një deklaratë Departamenti i Zjarrfikësve të Hagës.

Deri tani ende nuk dihet shkaku për shpërthimin në fjalë. Televizioni NOS intervistoi një banor i cili tha se kishte dëgjuar një fëmijë duke bërë thirrje për ndihmë teksa ndërtesa digjej.

Kryeministri Dick Schoof tha në një deklaratë se ishte i tronditur nga imazhet e katastrofës dhe u kishte ofruar ndihmë autoriteteve lokale, shkruan Reuters


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]