Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person

nga Revista Kosovarja

Një person është lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në një objekt në rrugën “Kadri Zeka” sot në Prishtinë.

Mbi artikull

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti duke shtuar se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën për një shpërthim në një objekt në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë. Si pasojë e shpërthimit, lëndime ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti

Ajo potencoi se policia në koordinim me prokurorinë po kryejnë veprimet e nevojshme lidhur me këtë ngjarje.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]