Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shpeshtohen arratisjet nga burgjet në Kosovë, vetëm muajin e fundit arratisen tre persona

nga Revista Kosovarja

Në muajin e fundit, skena e sigurisë në Kosovë është tronditur nga arratisjet e papritura të tre individëve nga burgje të ndryshme.

Mbi artikull

Dje ka ndodhur arratisja më e fundit nga Reparti i Hematologjisë në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Deputeti nga PDK-ja Hisen Berisha ka deklaruar për FrontOnline se heqja e armëve nga personeli i Qendrave Korrektuese, vendim i miratuar në qershor, ka ndikuar në rritjen e arratisjeve.

“Nëse s’gaboj diku ne qershor është marrë vendimi për heqjen e armëve nga personeli i qendrave korrektuese dhe atëbotë kam reaguar në pyetjet e mediave se kjo do të krijonte parakushte për arratisjen e te burgosurve ,pa dashur te lëshojë emra te emrave te arratisurve deri te ky i fundit qe e pati fatkeqësinë të vritej. Janë tre persona qe janë largu deri me tani, ky trend po vazhdon dhe kjo tregon se ka dështuar sistemi i sigurisë se burgjeve dhe gjëndrave korrektuese në Kosovë dhe predikimi im qe heqja armeve nga personeli i qendrave korrektuese rezulton te jete me shume te jete me shume sesa thjesht sesa një strategji apo planifikim te jete qellim.

Moneytizer Paragrafi 4

Ai ka theksuar se ky vendim mund të ketë kontribuar në dështimin e sistemit të sigurisë dhe ka kërkuar që Ministria e Drejtësisë të rishikojë masat e sigurisë dhe të fokusohet në edukimin dhe risocializimin e të burgosurve për të parandaluar veprat penale të tjera.

“Prandaj unë mendoj se këtu duhet te reflektojë Ministria e Drejtësisë, e cila bart përgjegjësinë kryesore për dështimin e këtij sistemi dhe t’i rikthehen edhe njëherë të trajtojnë çështjen e sigurisë nëpër Qendrat Korrektuese të burgjeve ne Kosovë, të cilat duhet te kenë parasysh jo vetëm dënimin e personave qe arrestohen për vepra të ndryshme, por edhe edukimin edhe risocializimin e tyre“.

Avni Islami, ekspert i sigurisë, ka thënë për Front Online se gjykatat mbajnë përgjegjësi për arratisjet, pasi ato vendosin llojin e dënimit dhe vendin ku duhet të sistemohen të dënuarit.

“Muajt e fundit është bërë si trend arratisja ose ikja nga burgjet e Kosovës po kryesisht të tipit të hapur sepse te gjithë ata persona që konsiderohen me rrezikshmëri te lartë e qe janë ne burgun e Dyzit nuk ka ndodhë që dikush të arratiset nga ai vend, mirëpo përgjegjësinë për ikje të të burgosurve e kanë ata qe e shqiptojnë dënimin, barrën kryesore e ka gjykata sepse ata e vendosin ku do të sistemohet i dënuari”.