Kanë përfunduar edhe meçet finale të turneut ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”.
Për dy ditë me radhë, turneu i 25-të u zhvillua në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Pjesëmarrës ishin boksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Zvicra dhe Sllovaki.
Boksieri më i mirë u shpall Shpëtim Bajoku, ndërsa çifti më luftarak ishte dyshja Taulant Jakupi dhe Ukë Smajli.
Boksieri më perspektiv u shpall Useid Nika nga Shqipëria. Boksieri më i mirë i huaj Alim Nasufi nga Maqedonia e Veriut, kurse tekniku më i mirë u shpall Erik Katona nga Sllovakia.
https://www.facebook.com/SportiIndeksonline/posts/824765122776339?ref=embed_post