Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shqipe Selimi në Hagë: Nuk ka shtyrje që na lodh

nga Revista Kosovarja

Ish-deputetja e VV-së, Shqipe Mehmeti Selimi ka qëndruar në Hagë, ku ka vizituar bashkëshortin e saj, Rexhep Selimi, i cili po përballet me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara.

Mbi artikull

Ajo ka ndarë një fotografi dhe një mesazh në rrjetet sociale, duke reaguar pas vendimit për shtyrjen e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Nuk ka shtyrje e as vonesë që na lodh! Krenarë!”, ka shkruar ajo.

Ditë më parë u bë e ditur se Gjykata Speciale ka shtyrë shpalljen e aktgjykimit për rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së deri më 20 korrik.

Moneytizer Paragrafi 4

Në këtë rast, krahas Rexhep Selimit, po gjykohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]