Ndonëse në rritje në raport me vitet e mëparshme, divorcet ende mbeten të ulëta në raport me vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore. Sipas INSTAT dhe Eurostat, vendi ynë renditet ndër 10 vendet që kanë nivelin më të ulët të divorceve, në raport me martesat.
Serbia dhe Shqipëria mbajnë rekord për ndarjet e familjeve, me përkatësisht 30 dhe 26 martesa për 100 divorce. Familjet më të qëndrueshme në Europë janë në Kosovë, me vetëm 4.6 divorce për 100 martesa në 2019-n, sipas Eurostat. Pas Kosovës renditet Maqedonia e veriut (14.4) dhe Mali i Zi (24).
Në vendet e zhvilluara të Europës, minimalisht një e treta e martesave përfundojnë në divorc. Rekordin e mban Luksemburgu me 89 martesa për 100 divorce, e ndjekur nga Portugalia (61.4). Finlanda, ndonëse është shteti më i lumtur në botë, sipas renditjes së Kombeve të bashkuara në Indeksin e Lumturisë, është e treta në Europë për numrin e lartë të ndarjeve të familjeve (60).
Në Itali, gati gjysma e martesave përfundojnë në divorc (46.4), ndërsa në Greqi 38. Lukesmburgu kryeson edhe në botë për numrin e lartë të divorceve. Krahas shteteve europiane i lartë është ky tregues edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa shtetet ku divorcet janë më të ulëtat në botë janë India, Kili Kolumbia, Meksika, Egjipti, Brazili etj.
Divorcet në botë – Shkalla globale e divorcit është rritur me 251.8% që nga viti 1960. Çdo vit, organizatat botërore siç është OKB-ja regjistrojnë norma globale të divorcit. Sipas të dhënave të regjistruara, statistikat e martesës dhe divorcit po ndryshojnë në mënyrë dramatike, për shkak të një numri faktorësh. Arsyet më të zakonshme përfshijnë: Papajtueshmëria; Pabesia; Varësia nga droga / alkooli; Abuzimi fizik / mendor.
8 arsyet më të zakonshme që sjellin divorc
-Emigracioni
-Pabesia, konfliktet e vazhdueshme
-Shkaqe ekonomike
-Alkooli, drogat, kumari
-Ndryshimi i prioriteteve dhe interesave
-Dhuna në familje
-Ndarje fiktive për arsye procedurale
-Rritja e bashkëjetesës
-Studimi