Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shqipëria mbyll shkollat për këtë vit shkollor

nga Revista Kosovarja

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini, ka bërë të ditur vendimet e reja të Qeverisë shqiptare në lidhje me arsimin gjatë pandemisë COVID-19.

Mbi artikull

Sipas Shahinit, Qeveria ka marrë vendim që viti shkollor 2019-2020 të mbyllet, ndërsa shkollat do të hapen vetëm për maturantët, nën rregulla strikte.

“Shkollat do të hapen vetëm për maturantët nga periudha 18 maj deri më 5 qershor, nën rregulla strikte të higjienës dhe distancimit social. Provimet e Maturës Shtetërore do të mbahen mes datave 8-18 qershor, më të redukutara dhe sipas plan-programeve të reja. Provimet e klasave të 5-ta dhe 9-ta do të anulohen”, ka thënë ministrja Shahini.

Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se mësimi online do të vazhdojë deri më 29 maj, ku më pas në dy javët e para të qershorit do të mbyllen vlerësimet e fundvitit.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]