Mbetjet e një rakete kineze pritet të bien përsëri në Tokë në mënyrë të pakontrolluar këtë fundjavë, njofton BBC.
Segmenti kryesor nga pajisja Long March-5b u përdor për të lëshuar modulin e parë të stacionit të ri hapësinor të Kinës muajin e kaluar.
Me 18 tonë peshë, ky është një nga objektet më të mëdhenj në dekada që ka një rënie të paorientuar në atmosferë.
Të enjten, SHBA tha se po e ndiqnin rrugën e objektit, por nuk kishin plane për ta rrëzuar atë.
“Ne mbetemi me shpresën se do të zbresë në një vend ku nuk do të dëmtojë askënd,” tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin. “Shpresojmë në oqean ose diku si ai.”
Ekspertë të ndryshëm të modelimit të mbetjeve hapësinore po tregojnë orët e para të së dielës si momentin e mundshëm të rënies. Sidoqoftë, parashikime të tilla janë gjithmonë shumë të pasigurta.
Fillimisht i injektuar në një orbitë eliptike afërsisht 160 km nga 375 km sipër sipërfaqes së Tokës më 29 prill, faza thelbësore e Lond March-5b e ka humbur madhësinë që prej asaj kohe.
Pjesa më e madhe e pajisjes duhet të digjet kur bën zhytjen e tij të fundit në atmosferë, megjithëse ekziston gjithmonë mundësia që metalet me pika të larta shkrirjeje dhe materiale të tjera rezistente, të mbijetojnë në sipërfaqe.
Kur një pjesë e ngjashme u kthye në Tokë një vit më parë, tubacionet që supozohej se ishin nga raketa u gjetën në tokë në Bregun e Fildishtë, Afrikë.
Shanset që dikush në të vërtetë të goditet nga një pjesë e hedhurinave hapësinore janë shumë të vogla, jo aq se shumë sipërfaqe është e mbuluar nga oqeani po se edhe ajo pjesë që është tokë përfshin zona të mëdha që nuk janë të banuara.
Zona e rënies së mundshme në këtë rast është e kufizuar akoma më tej nga trajektorja e fazës së raketës.
Ajo po lëviz sipas një prirjeje drejt ekuatorit prej rreth 41.5 gradë. Kjo do të thotë se është e mundur tashmë të përjashtohet që çdo mbeturinë mund të bjerë më në veri se afërsisht 41.5 gradë gjerësi gjeografike Veriore dhe më në jug se 41.5 gradë gjerësi gjeografike Jugore.