Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shqiptar Demaçi për çështjen e Presidentit: Kush s’lëshon pe, e ka për nevoja të veta kokëforta, për të thënë ‘kisha të drejtë’

nga Revista Kosovarja

Djali i Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi, ka shkruar lidhur me ngërçin politik në vend sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri, shkruan Express.

Mbi artikull

Ai ka thënë se secila palë duhet të lëshojë pe nga pak për të arritur kompromisin që do të shmangte zgjedhjet e reja.

Sipas tij, kush nuk vepron kësisoj, e bën me qëllim dhe i konvenon gjendja.

“Politika është matematikë e saktë si çdo fenomen e proces në natyrë. Mirëpo nuk bën me këmbëngulë me pasë ‘aq shumë të drejtë’ në këtë situatë, por duhet k o m p r o m i s, ku secila palë negociatore lëshon pak pe dhe gjindet një zgjidhje( për të mos shkuar në zgjedhje)! Këtu është e qartë një gjë: kush nuk bën kompromis, atë e bën me qëllim, pra i konvenon kjo gjendje (për nevoja të veta kokëforta që ‘ai ka të drejtë’)!
Me nderime!”, ka shkruar Demaçi.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]