Nesër në ora 14:00 përballë Top Channel do ketë marshim kundrejt produksionit të Big Brother VIP Albania.
Arsyeja është banori i shtëpisë së famshme, Luiz Ejlli.
Shqipëria sigurisht ka gjëra tjera më të mëdha por është parë e arsyeshme që fansat e Luizit të jenë nesër përballë Top Channel.
“Nesër do ti tregojmë përsëri Luizit që të vazhdojë kundrejt këtij produksioni ose tipit që fshihet pas emrit BIG BROTHER VIP ALBANIA. Personalisht së bashku me Dashin official dhe disa persona tjerë dhe fansa e kemi parë të arsyeshme që të ndodh kështu, mbase më e fuqishme se sa ishte herën e parë”, shkruhet në një njoftimin që po bën xhiron e rrjeteve sociale.