fbpx

Shqiptari që tentoi të djegë ish-gruan natën e ndërrimit të viteve

nga Revista Kosovarja

Një 50-vjeçar shqiptar, që kërcënoi ish-gruan e tij se do ta digjte me benzinë natën e ndërrimit të viteve është lënë në burg nga autoritetet greke.

Kosmoslarissa.gr shkruan se ngjarja ka ndodhur në sheshin qendror të Larisës, ndërsa ditën e djeshme ai kërkoi falje. Shqiptari ka mohuar akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

“Nuk kam dashur të dëmtoj askënd, madje as veten time”, tha ai.

Sipas tij e gjithë ngjarja ka ndodhur për t’i tërhequr vëmendje ish-bashkëshortes, e cila e ka injoruar dhe nuk i përgjigjet kërkesës së tij për të takuar fëmijën. Por ky pretendim nuk ishte bindes nga ana e hetuesve, të cilët dhanë urdhër për arrestimin e tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]