fbpx

Shqiptari vret me sëpatë infermieren

nga Revista Kosovarja

Një shqiptar ka masakruar me sëpatë një 63-vjeçare në fshatin Roverto të Italisë. Shqiptari ishte fqinj me viktimën me profesion infermiere.

Sipas medieve italiane ai e ka pritur jashtë shtëpisë dhe më pas e ka qëlluar dy herë më sëpatë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. IDëshmitarë të ngjarjes makabre ishin nëna 80-vjeçare e infermieres dhe djali i saj.

Autori dhe viktima kishin pasur sherr të vazhdueshme me njëri-tjetrin. Pas vrasjes autori i dyshuar i ngjarjes, është dorëzuar pas krimit në Polici.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]