fbpx

SHSKUK: Sallat e operacionit po funksionojnë normalisht

nga Revista Kosovarja

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha operacionet kane qenë dhe janë duke vijuar normalisht.

Përmes një njoftimi zyrtar, SHSKUK-ja thotë se sasia e ampulës “Fentanyl”, ka afat qëndrueshmërie dhe ka sasi të mjaftueshme, transmeton Indeksonline.

“Raportimet publike se kësaj sasie i skadon afati nuk qëndrojnë” thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, siguron qytetarët e pacientët se operacionet kanë qenë e janë duke vijuar normalisht.

Sasia e ampulës ‘Fentanyl’ në ShSKUK, ka afat qëndrueshmërie dhe sasi të mjaftueshme.

Raportimet publike se kësaj sasie i skadon afati nuk qëndrojnë.

Lutemi për kujdes në raportime të këtij lloji për shmangur shkaktimin e panikut tek qytetarët.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]