Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku në magjistrale Prishtinë – Podujevë.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci i cili ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Rreth orës 21:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë.
Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë ai.Tutje, Borovci ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.
https://www.youtube.com/watch?v=MagTXtXdC3U&t=1s