Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shtëpia e fundit e Marilyn Monroe rrezikon shembjen, pronarët kërkojnë leje për rrënim

nga Revista Kosovarja

Shtëpia ku Marilyn Monroe kaloi ditët e fundit të jetës së saj në Los Anxhelos është në rrezik të shembet.

Mbi artikull

Pronat aktuale, Brinah Milstein dhe Roy Bank, kërkuan leje për ta rrënuar ndërtesën, të cilën e blenë në vitin 2023 për 8.4 milionë dollarë. Ata duan ta bashkojnë shtëpinë me pronën e tyre.

Pas kërkesës për rrënim, konservatorët kulturorë arritën ta shpallin shtëpinë si monument historik, duke ndaluar përkohësisht shembjen. Tani, Milstein dhe Bank presin një vendim nga Gjykata e Lartë e Qarkut të Los Anxhelosit për të parë nëse mund të vazhdojnë me planet e tyre.

Në një përpjekje për ta ruajtur ndërtesën, ata propozuan që shtëpia të zhvendoset në një vend publik për të shmangur shqetësimet nga turistët dhe përdorimin e dronëve që cenojnë privatësinë e tyre.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]