Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shtetasi shqiptar kapet me dokumente false në Aeroportin e Prishtinës

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka  arrestuar një shtetas shqiptar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi gjatë kontrollit atij i janë gjetur dokumente të udhëtimit të një shteti tjetër, që dyshohet se janë false.

Mbi artikull

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“ANP Adem Jashari, 30.08.2021 – 12:20. Është arrestuar i dyshuari shtetas i Shqipërisë pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur disa dokumente udhëtimit të një shteti tjetër që dyshohet të jenë të falsifikuara. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]