Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shtohen dyshimet për ndarje, Bebe Rexha e largon nga rrjetet sociale të dashurin e saj

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, duket se i ka dhënë përfundimisht lidhjes me drejtorin e fotografisë, Keyan Safyari.

Mbi artikull

Dyshimet lindën kur javën e kaluar, ajo shpërndau në InstaStory një mesazh të shkruar nga i dashuri i saj në InstaDirect, i cili e kritikonte atë për peshën.

Nga mesazhi u la të kuptohet se mes dyshes kishte mbaruar gjithçka, ani pse situata nuk ishte krejt e qartë.


Sido që të jetë, rrjetet sociale në ditët e sotme janë bërë një mjet konfirmimi për gjërat kur nuk shkojnë mirë mes çifteve,.

Moneytizer Paragrafi 4

E një gjë e tillë duket se po ndodh edhe me interpretuesen e hitit “I’m Good (Blue)”, e cila e ka larguar nga të gjitha rrjetet sociale kinematografin amerikan.

Edhe Keyan gjithashtu nuk e ndjek artisten shqiptare në listën e personave që ndjek në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Këto elemente flasin shumë dhe konfirmojnë mesa duket se çifti tashmë janë një “ish” dhe se i kanë ndarë rrugët mes vete.

Rexha ndërkohë që nga ajo ditë kur ndau me ndjekësit mesazhin e të dashurit, nuk është lajmëruar më në rrjetet sociale për të publikuar ndonjë video apo fotografi – pasi duket se ka preferuar të qëndrojë e qetë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]