Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shuhet nga jeta aktorja e famshme

nga Revista Kosovarja

Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare aktorja italiane Sandra Milo.

Këtë e ka bërë të ditur familja e saj të hënën. Milo u bë e njohur kryesisht për rolin e saj në filmin Otto e mezzo të regjisorit Federico Fellini, transmeton Indeksonline.

Milo vdiq nga pleqëria në shtëpinë e saj në Romë.

Aktorja konsiderohej si një nga yjet më të rëndësishme të filmit të viteve 1950 në Itali.

Moneytizer Paragrafi 4

Ajo luajti në Otto e mezzo (1963) së bashku me aktorin Marcello Mastroianni. Ky rol i dha edhe famë ndërkombëtare. Pas përfundimit të karrierës së saj kinematografike, Milo herë pas here shfaqej në televizion si prezantuese.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]