Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Shumë të vodhën e ende boll po ke!

nga Revista Kosovarja

Ditëve të fundit kanë ndodhur disa gjëra, e që janë përfolur për hajni të mëdha, shkruan “Kosovarja”.

Së pari, nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. E, keqpërdorim i bie korrupsion.

Më pas ndodhi vjedhja e më shumë se dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit, për të cilat po flitet e shkruhet shumë, si dhe dihen mashtruesit, e që janë zyrtarë të shtetit.

Dhe, teksa pija kafenë e mëngjesit me shokë të Redaksisë, njëri nga kolegët tha se zgjidhje e vetme për ta ndalur hajninë te ne është që Kosovën ta blejë Amerika dhe ta instalojë pushtetin e vet ekzekutiv ligjor.

Moneytizer Paragrafi 4

Tjetri tha:
“Oh, bre, nuk e blenë Amerika Kosovën, sepse e di që Kosova, pastaj, e prishë edhe Amerikën! Nëse na blenë Amerika, për dy vjet edhe atje ka me lulëzuar korrupsioni, sepse edhe ata mësohen nga kosovarët.

Se është kështu, më së miri flet shembulli i UNMIK-u në Kosovë. Menjëherë pas lufte erdhi në Kosovë misioni i UNMIK-ut, kinse për ta formuar dhe udhëhequr shtetin e ri të Kosovës.

E, çka bënë ata?
Filluan të vjedhin me të madhe…

A erdhi edhe EULEX-i në Kosovë?
Po.
E, ç’bëri edhe ai?
Edhe këta u përfolën për afera të mëdha korruptive dhe çka jo tjetër…

Prandaj, është mirë të mbetemi edhe më tutje kështu siç jemi. Të mos na blejë as Amerika; të mos jep askush dorëheqje edhe kur vjedhin, siç ka ndodhur shumë herë deri më tash…

Madje, ministrja Bajrami nga shumëkush edhe u komplimentua për të mirë, që e zbuloi hajninë për 2 milionë eurot e vjedhura nga Thesari i Shtetit. Dhe rastin, sa hapë e mbyllë sytë, e paraqiti në organet e sigurisë.

Sidoqoftë, gjërat që po ndodhin në Kosovë janë për libër të Ginisit, meqë deri më tash nuk dimë të jetë zbuluar cilado hajni e madhe që ka ndodhur në Kosovë… Safet Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]