fbpx

Shumica e çifteve zihen për shkak të këtyre punëve të shtëpisë

nga Revista Kosovarja

Një në gjashtë persona kanë deklaruar tha se do të ndaheshin me një person tjetër për shkak të punëve të shtëpisë. Ndërsa 55% e të anketuarve kanë thënë se pastrimi i përgjithshëm i shtëpisë është burimi kryesor i problemeve.

Uh, punët e shtëpisë. Ato janë fatkeqësia e ekzistencës sonë. Nuk ke mbaruar kurrë me ta dhe nuk mbaron kurrë. Sapo të zbrazni koshin e plehrave, ai fillon të mbushet përsëri dhe sapo të lani enët, grumbullohen edhe më shumë.

Prandaj, nuk është çudi që shumica e njerëzve zhgënjehen me partnerët e tyre kur shmangen nga punët e shtëpisë ose kur nuk i bëjnë mirë. Një në gjashtë persona ka thënë se do të ndaheshin me një person tjetër për shkak të punëve të shtëpisë. Përqindja ishte më e lartë te njerëzit e moshës 18 deri në 25 vjeç (31%), krahasuar me njerëzit e moshës 35 deri në 44 vjeç (21%), sipas sondazhit të 1.500 britanikëve, transmeton Metro.

 

Por, cilat punë shkaktojnë më shumë grindje mes çifteve? 55% e britanikëve kanë thënë se pastrimi i përgjithshëm i shtëpisë është një problem i madh. Larja e enëve ishte shkaku tjetër kryesor i grindjeve me 35% të britanikëve që thonë se pastrimi i pjatave shkakton shumë probleme. Pastrimi i WC-së dhe nxjerrja e koshave të plehrave u rendit e treta, duke shkaktuar grindje për 30% të çifteve.

Dhjetë punët kryesore të shtëpisë që shkaktojnë grindje:

Pastrim i përgjithshëm – 55%
Larja e enëve – 35%
Pastrimi i tualetit – 30%
Nxjerrja e koshave te plehrave – 30%
Pastrimi i banjës – 24%
Pastrimi i banesës me thithëse pluhuri – 22%
Pastrimi i dushit – 22%
Vënia dhe nxjerrja e enëve nga makina e larjes së enëve – 20%
Larja e rrobave – 20%Ndërrimi i çarçafëve – 20%.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]