Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, është shoqe e mirë edhe për një pjesë të madhe të estrades, shkruan “Kosovarja”.
Shyhretja, është e shoqërueshme dhe e dashur për shokë e shoqe, madje miqve edhe ua ndreq ditën.
Këngëtarja këtë kohë nuk është aktive në muzikë, kjo për shkak të pandemisë dhe vënjes në pauzë të aktiviteteve muzikore, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtarja e famshme, këto ditë është kënaqur nën shoqërinë e të birit dhe tre miqve të tjerë, përfshirë drejtorin e produksionit “Vizioni & Libonia”, Shaban Rexhepi, tekstshkruesin Fatmir Muja dhe këngëtarin Asim Gashi.

