Diabeti (sëmundja e sheqerit) është një sëmundje që shfaqet tek personat pa dallim moshe.
Duke qenë një sëmundje të së cilës duhet ti kushtohet kujdes i madh, mjekët kanë disa këshilla se si duhet të veprojnë në kohë pandemie, transmeton “Kosovarja”.
Marrja e një vaksine kundër gripit është shumë e rëndësishme për ata që janë me diabet, thonë ekspertët.
Sezona në të cilën mund të përhapen më së shumti gripet janë vjeshta dhe dimri, prandaj duhet të kenë kujdes të madh.
Por çfarë është vaksina dhe përse merret ajo?
Vaksina është një trajnim i përshpejtuar i cili i ndihmon sistemit imunitar të çdo personi.
Duke krijuar një sistem imunitar të fortë ju mund të përballoni me lehtë viruset dhe gripet që shfaqen.
Njerëzit që kanë diabet duhet të konsultohen me mjekun adekuat brenda 48 orëve pasi ju shfaqen simptomat e virusit.
Edhe pse nuk kalohen shpejtë, me anë të vaksinës mund të jenë më imun ta përballojnë atë.
Vetëm kështu ju mund të kaloni komplikimet që mund t’ju shfaqen gjatë infektimit, deri sa të shëroheni plotësisht./Kosovarja/