Genta Ismaili nuk e ka ndërmend të ndalet duke treguar jetën luksoze që po përjeton.
Që nga lidhja me biznesmenin turk Hussin Usta ajo siç duket ka prekur qiellin e shtatë e nuk dëshiron të zbresë, shkruan “Kosovarja”.
Veturat, shëtitje, dhomat, hotelet, veshjet janë vetëm disa pjesë të jetës luksoze që kemi parë.

Por përveç kësaj, turku i Gentës po del të jetë një mashkull super modern e pa komplekse.
Atij nuk po i pengon as ‘zhveshja’ e tepërt e Gentës e madje as publikimi i imazheve të tilla.
Siç do thoshte ndryshe një fjalë popullore “Genta ka ra si miza në mjaltë”./Kosovarja/

