Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Si e sheh Kryeministri Kurti Kosovën pas 10 vjetësh

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së fundi ka dhënë intervistë për gazetën italiane, La Stampa.

I pyetur se si e sheh Kosovën pas dhjetë vjetësh, Kurti dha këtë përgjigje.

“Një muaj më parë e bëmë kërkesën për anëtarësim në BE. Në të kaluarën, më të shpejtat për t’u integruar ishin Suedia dhe Finlanda në tre vjet. Qipro dhe Malta, 14 vjet. Do të doja të qëndroja në mesatare, 9 vjet. BE-ja është projekti politik dhe procesi më i rëndësishëm historik i paqes dhe prosperitetit të planetit pas Luftës së Dytë Botërore. Ne duam të hyjmë për të dhënë ndihmesën tonë”, u shpreh kryeministri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]