Elita Rudi është njëra ndër personazhet më të komentuara dhe të dashura për publikun shqiptar.
Ajo tash e disa vite i ka ndërprerë të gjitha aktivitetet e saja në lidhje me punën profesionale që t’i përkushtohet vetëm fëmijëve të saj, shkruan “Kosovarja”.
Ajo është nënë e dy fëmijëve, djalit Zëri dhe vajzës Bota.
Elita duket që po shijon në maksimum çdo moment me fëmijët e saj, këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes postimeve që ajo po bën në llogarinë e saj.
Së fundmi ajo që ka rënë në sy është një video që ka postuar bashkëshorti i Elitës, reperi i njohur Gjiko.
Në foto shihet Elita bashkë me vajzën duke u munduar ta vë në gjumë Botën, por metoda që bëri Elita ishte mjaft interesante.
Ajo ka futur në bluzë telefonin ndërkohë në krahë ka Borën dhe në sfond dëgjohet muzika e lehtë e bebeve.
Metodë të tillë nuk kishim parë ndonjëherë, por si duket paska funksionuar. /Kosovarja/